Niang i shpëton burgut (Video)
24/02/2014
Lojtari në pronësi të Milanit (i cili është i huazuar te Montpellier) u arrestua pasi përplasi Ferrarin, ndërsa dyshohej se ka vozitur me leje të suspenduar.
Sulmuesi 19-vjeçar kishte humbur kontrollin dhe ka dëmtuar disa automjete të tjera, para se të godiste një dru.
Ai rrezikonte deri në pesë vjet burg dhe një gjobë të madhe.
Megjithatë një gjykatës në Montpellier e ka dënuar me 18 muaj lirim me kusht dhe me gjobë prej 700 eurosh për moskontrollim të automjetit, 100 euro për tejkalim shpejtësie dhe 100 euro për kalim në të kuqe.
Po ashtu, ai e ka të ndaluar të vozisë në tre vitet e ardhshme dhe është dënuar edhe me 170 orë shërbim ndaj komunitetit. /Telegrafi/


