Please enter at least 3 characters.

Ngecin bisedimet mes Barcelonës dhe Ter Stegenit për rinovimin e kontratës, gjermani kërkon dyfishim të pagës

2020/04/GettyImages-1201868661.jpg
287:"VALENCIA, SPAIN - JANUARY 25: Marc-Andre ter Stegen of FC Barcelona and Gerard Pique look dejected after their team goes 1-0 down during the La Liga match between Valencia CF and FC Barcelona at Estadio Mestalla on January 25, 2020 in Valencia, Spain. (Photo by Eric Alonso/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona ende nuk po arrin ta bind portierin gjerman Marc Andre Ter Stegen për një kontratë të re.

Portieri gjerman është pjesë e katalunasve që nga viti 2014, ndërsa sot vlerësohet si një nga më të mirët në botë.

Kontrata aktuale e Ter Stegen me katalunasit skadon në verën e vitit 2022, por Barcelona i ka ofruar atij kontratë të re deri në vitin 2025.

Megjithatë palët nuk janë as afër një marrëveshje, pasi Ter Stegen ka kërkuar dyfishin e pagës në kontratën e re.

Marc-Andre Ter Stegen. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

27-vjeçari aktualisht fiton 4,7 milionë euro në sezon, ndërsa ka kërkuar nga klubi që me kontratën e re të fitojë 10 milionë euro.

Barcelona nuk është gati ta përmbushë këtë kërkesë të gjermanit dhe pritet largimi i tij nga Camp Nou në verë.

Chelsea dhe Bayern Munich mbesin dy skuadrat më të interesuara për Ter Stegen, pasi kanë probleme me Kepan respektivisht Manuel Neuerin.

Barcelona do ta lejonte largimin e gjermanit vetëm nëse paguhet shuma prej 100 milionë eurove, çka do ta bënte Ter Stegenin portierin më të shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/