Please enter at least 3 characters.

Ngacmonte një grua, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

2024/11/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-5-1-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të ngacmimit në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Rasti ka ndodhur të martën, në ora 00:37.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shqetësuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/