Please enter at least 3 characters.

Ngacmoi një femër përmes rrjetit social, arrestohet pejani

2021/07/facebook-e1626296335135.jpg

Një person është arrestuar në Pejë pasi që i njëjti kishte ngacmuar një femër përmes rrjetit social.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti përmes rrjetit social ka ngacmuar viktimën femër kosovare. I dyshuari ishte në gjendje të dehur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/