Please enter at least 3 characters.

Ngacmoi dhe ofendoi një grua në Leposaviq, arrestohet e dyshuara

2024/05/arrestohet-gruaja.jpg

Një grua është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga një grua tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00, në Leposaviq.

Tutje thuhet se lidhur me rastin e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është ngacmuar dhe ofenduar verbalisht nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin, e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/