Nga Vinicius Jr te Bellingham dhe Pedri - 20 lojtarët më të vlefshëm në La Liga
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior është lojtari më i vlefshëm në La Liga me një vlerë prej 150 milionë euro, ndërsa ‘top 20’ mbyllet me yllin e Real Sociedad, Martin Zubimendi me një vlerësim prej 40 milionë eurosh.
Pavarësisht se ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm gjatë tregut veror të transferimeve, La Liga ende ka disa nga lojtarët më të mirë në botë në konkurrencën e saj.
Maja e lojtarëve të saj me vlerën më të lartë në treg sipas Transfermarkt dominohet qartë nga Real Madridi dhe Barcelona, megjithëse në mesin e pesë më të vlerësuarve ka vetëm një lojtar të klubit katalunas.
Gazeta Marca ka publikuar 20-shen e lojtarëve më të vlerësuar me Vinicius Jr më të vlerësuarin me 150 milionë euro, i ndjekur nga Jude Bellingham (120 milionë euro) dhe Pedri (100 milionë euro).
Në dhjetëshen e më të vlerësuarve nuk mungojnë as yje si Rodrygo Goes, Federico Valverde, Gavi, Edouardo Camavinga, Aurelien Tchouameni, Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo.
Tre lojtarët e vetëm që nuk vijnë nga Real Madridi dhe Barcelona janë Mikel Merino dhe Zubimenti të Real Sociedad dhe Yeremi Pino i Villarrealit.


