Please enter at least 3 characters.

Nga OpenAI drejt Prishtinës: Pioneri i GenAI në PowerToHR më 6 dhe 7 maj

Rodger Werkhoven, pionier i inteligjencës artificiale gjenerative (GenAI) dhe ish-konsulent kreativ i pavarur për OpenAI, së bashku me bashkëpunëtorin e tij të gjatë, Marcel Ossendrijver, producent i njohur ndërkombëtarisht i reklamave, po vijnë në “PowerToHR” për të sjellë eksperiencën e tyre unike drejtpërdrejt tek profesionistët e rajonit.

Me mbi 30 vite përvojë në transformimin e kreativitetit digjital dhe bashkëpunime me marka globale si Sony, Philips, Hyundai/KIA dhe Boston Dynamics, Rodger ka qenë pjesë e testimit dhe lansimit të DALL·E 2 dhe ka zhvilluar një nga të parat rrjedha kreative multimodale për animacione me AI, që çoi te filmi i shpërblyer “Let’s Be Friends”.

Marcel sjell mbi katër dekada eksperiencë në prodhim dhe menaxhon projektet dhe prezantimet e Rodgerit, duke kontribuar gjithashtu në avancimin e punës kreative me inteligjencë artificiale.

Pjesëmarrja e tyre në PowerToHR do të ndryshojë mënyrën se si profesionistët mendojnë për AI, kreativitetin dhe inovacionin. Kjo është një mundësi e rrallë për të mësuar drejtpërdrejt nga ekspertë që kanë formësuar të ardhmen e kreativitetit digjital global.

PowerToHR është samiti më i madh i HR në rajon, që bashkon profesionistë, liderë dhe inovatorë nga Ballkani. Me dy ditë dhe mbi 100 (6 dhe 7 maj) me sesione interaktive, ofron njohuri nga ekspertë vendorë dhe globalë, rrjetëzim profesional dhe eksplorim të temave kyçe të punës moderne./ PowerToHR

true