Nga Liga Premier te Ligue 1 – Sa shpenzuan pesë ligat kryesore evropiane këtë verë
Liga Premier është kampionati që ka shpenzuar më shumë para gjatë afatit kalimtar të verës, duke eklipsuar të gjitha kampionatet tjera në Evropë.
Të hënën mbrëma, më 1 shtator, është mbyllur afati kalimtar i verës në të gjitha kampionatet elitare në Evropë, me shumë ekipe që shpenzuan shifra marramendëse për transferime.
Megjithatë, Liga Premier ka shpenzuar më shumë se top katër kampionatet tjera së bashku.
Sipas gazetës Marca, kampionati elitar anglez ka shpenzuar plotë 3,56 miliardë euro për transferime, ku top transferimet ishin ato të Alexander Isak, Florian Wirtz, Hugo Ekitike dhe Nick Woltmade.
Pas tyre vjen kampionati italian, Serie A, me klubet që kanë shpenzuar 1,19 miliardë euro për transferime, ku shqiptarët Ardon Jashari dhe Edon Zhegrova ishin disa nga transferimet e mëdha të verës.
Në vendin e tretë renditet Bundesliga me 856 milionë euro, ndërsa La Liga renditet e katërta me 683 milionë euro dhe Ligue 1 e pesta me 636,5 milionë euro.
Liga Premier – 3,56 miliardë euro
Serie A – 1,19 miliard euro
Bundesliga – 856 milionë euro
La Liga – 683 milionë euro
Ligue 1 – 636,5 milionë euro
/Telegrafi/


