Please enter at least 3 characters.

Nga kuponët fiskalë ATK ka rimbursuar mbi 24 milionë euro

2017/07/19858982_1362634210522520_185843502_o-e1499077639996.gif

Drejtori Administratës Tatimore të Kosovës Sakip Imeri në një konferencë për media tha se në raportin përmbyllës të punës janar-qershor 2017, s ka të arritura të kënaqshme në pasqyrat financiare.

Ai tha se raporti i Auditorit për 2016 është raport i pa modifikuar dhe është raport prej më të mirëve për 2016 në ATK.

"Të hyrat në janar - qershor është një trend i mirë me të hyra prej 192 milionë e 907 mijë e 880 euro ose 15 milionë e 588 mijë e 347 euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2016.

Sipas Imerit është një trend më të hyra prej 8.79 për qind më shumë të hyra të inkasuar në këtë vit sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe janë fiskalizuar 1 mijë e 18 biznese ose 1 mijë 803 pajisje fiskale.

"Kemi pasur një partneritet të mirë dhe interesant me qytetarët për rimbursim me pliko për rimbursim fiskal(kuponë). Kemi pranuar 1 milion e 531 mijë e 872 pliko për dy vjet dhe kanë përfunduar në xhepat qytetarëve 24 milionë e 299 mijë euro që ka qenë një projekt mjaft profitabil për qytetarët", tha Imeri. /Telegrafi/