Nga kjo javë ndryshon orari në Ipko Superligën e Kosovës
Është publikuar orari i javës së tretë në Superligën e Kosovës.
Një ndeshje do të zhvillohet të premten, tri të shtunën dhe një tjetër të dielën.
Ndeshja hapëse e javës së tretë do të zhvillohet në Klinë, ku Dukagjini do të jetë nikoqir i Dritës.
Ditën e shtunë na presin tri ndeshje të jashtëzakonshme, pasi në Drenas takohen gjigantët Feronikeli dhe Prishtina.
Interesant pritet të jetë edhe në Podujevë, ku Llapi pret Ballkanin, ndërsa Flamurtari e pret Ferizajn.
Të dielën Gjilani do të luaj ndeshjen e parë para adhuruesve të vet pret Vushtrrinë, ndërsa Trepça ’89 do të luaj derbin rajonal me Drenicën.
Nga kjo javë të gjitha ndeshjet do të zhvillohen nga ora 16:00. /Telegrafi /Orari i xhiros së tretë në Superligë:E premte:
Dukagjini - Drita
E shtune:
Feronikeli - Prishtina
Llapi - Ballkani
Flamurtari - Ferizaj
E diel:
Trepça '89 - Drenica
Gjilani - Vushtrria
Të gjitha ndeshjet startojnë nga ora 16:00


