Please enter at least 3 characters.

Nga druri që preu, doli diçka e papritur (Video)

2016/04/4-37.jpg

Në një video të hedhur në internet, shihet momenti pasi është prerë një trung peme.

Nga mesi i trupit të drurit, shihet duke dalë një gjarpër i zi, i prerë në gjysmë.

Megjithëse i ndarë në mes, reptili vazhdon të lëvizë, derisa del nga druri ku e kishte strofullin.

Nuk bëhet e ditur, se ku është xhiruar ky rast, që e la sharrëxhiun të thërriste nga befasia, transmeton Telegrafi.

Shikoni në videon e plasuar më poshtë, se si dalin të dy pjesët e zvarranikut nga trungu.

Brenda tri ditësh, ky regjistrim është parë afro shtatë milion herë. /Telegrafi/