Please enter at least 3 characters.

Nga aksidenti në Nobërgjan të Pejës, vdes edhe një person në QKUK

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ka ndërruar jetë edhe një person nga aksidenti i cili kishte ndodhur më 09.07.2025 në Nobërgjan të Pejës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.

“Fsh. Nobërgjan, Pejë 09.07.2025 – 12:55. Lidhur me rastin, me 15.07.2025 , si pasojë e lëndimeve të rënda, në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/