Please enter at least 3 characters.

Nga 30 ditë paraburgim dy të dyshuarve për spiunazh

2024/06/00d7048a-bac2-4007-b510-b00c1767270b.jpg

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar masën e paraburgim prej nga 30 ditësh dy të dyshuarve për spiunazh.

Të dyshuarit u arrestuan në Ferizaj në dyshimet për kryerjen e veprës penale “spiunazhi”.

“Prishtinë, 06 Qershor 2024 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.Sh dhe M.Q. që të dy për shkak të dyshimit të bazuar kanë kryer veprën penale Spiunazhi, si dhe i pandehuri M.Q. për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për secilin”, thuhet në njoftim e gjykatës./Telegrafi/