Please enter at least 3 characters.

Neymarit do t’i ofrohet kontratë e re nga PSG-ja

2019/07/Neymar-Al-Khelaifi.jpg
275:"PARIS, FRANCE - AUGUST 04: Neymar poses with his new jersey next to Paris Saint-Germain President Nasser Al-Khelaifi after a press conference on August 4, 2017 in Paris, France. Neymar signed a 5 year contract for 222 Million Euro. (Photo by Aurelien Meunier/Getty Images)
12:"Getty Images

Paris Saint-Germian është duke punuar në kontratën e re të Neymarit dhe shpreson që lojtari ta nënshkruajë atë.

Sulmuesi brazilian në këtë verë që shkoi e kërkoi me ngulm largimin nga skuadra franceze, pasi për të ishin interesuar Barcelona dhe Real Madridi.

Lojtari 27-vjeçar nuk ia arriti qëllimit dhe në fund vendosi të qëndronte te kampioni i Ligue 1, derisa kontrata aktuale i skadon në vitin 2020.

Sipas asaj që raporton Le10Sport, parisienët janë duke punuar në marrëveshjen e re me Neymarin dhe shpresojnë që ta vendosin lapsin në letër.

Barcelona nuk po heq dorë nga transferimi i brazilianit, mirëpo një kontratë e përmirësuar mund t’i ndryshojnë mendimin lojtarit. /Telegrafi/