Please enter at least 3 characters.

Neymari e dëshiron Coutinhon te PSG

2019/05/NeymarCoutinho.jpg
258:"SAMARA, RUSSIA - JULY 02: Philippe Coutinho of Brazil and Neymar Jr of Brazil warm up prior to the 2018 FIFA World Cup Russia Round of 16 match between Brazil and Mexico at Samara Arena on July 2, 2018 in Samara, Russia. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli brazilian, Neymar, u ka kërkuar drejtuesve të Paris Saint-Germainin që ta blejnë Philippe Coutinhon.

Sulmuesi 27-vjeçar po mundohet ta bindë kampionin francez ta transferojë bashkëkombësin e tij, i cili luan te Barcelona.

Gazeta spanjolle, Sport, raporton që Neymar ka biseduar me pronarin Nasser Al Khelaifi, të cilit i ka kërkuar t’ia sjellë në skuadër brazilianin tjetër.

Neymar dhe Coutinho janë miq të mirë në kombëtaren e Brazilit, prandaj ai dëshiron që ta ketë edhe në skuadër yllin e Barcelonës.

Coutinho nuk ka më vend në skuadrën e Ernesto Valverdes dhe duket se largimi tij është i pashmangshëm nga Blaugranët.