Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal
01/10/2023
Al Hilal do të përballet me skuadrën iraniane Nassaji Mazandaran në Ligën e Kampionëve të Azisë javën e ardhshme.
Një pamje e punëtorëve duke përgatitur stadiumin "Azadi" për lojën po bën xhiron në rrjetet sociale - e gjitha për shkak të gjendjes së barit.
Dhe Neymar duket se nuk ishte në dijeni të kushteve në të cilat do të luajë.
"Kjo nuk është e mundur" - ka reaguar ylli brazilian në Twitter.
Braziliani mund të kishte vazhduar të konkurronte në Evropë edhe për disa vite të tjera, por në vend të kësaj zgjodhi Lindjen e Mesme.
Ai do të duhet të zhytet edhe në më shumë para, por që gjendja e fushës mund t'i shkaktojë atij ndonjë lëndim të rëndë. /Telegrafi/


