Please enter at least 3 characters.

Neymar paralajmëron Juven: Ne jemi Barca

2017/04/Neymar-juve-e1492409832676.jpg
283:"TURIN, ITALY - APRIL 11: Leonardo Bonucci of Juventus slides in to tackle Neymar of Barcelona during the UEFA Champions League Quarter Final first leg match between Juventus and FC Barcelona at Juventus Stadium on April 11, 2017 in Turin, Italy. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, është i bindur se skuadra e tij mund ta përmbysë rezultatin prej 3-0 të Juventusit nga ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve.

Blaugranët janë nikoqirë të Bianconerëve të mërkurën mbrëma në Camp Nou dhe do të shpresojnë të bëjnë atë që e bënë kundër Paris Saint-Germainit.

“Duhet të besojmë se mund t’ia dalim. Ditë më parë, babai im më tha diçka që më ngeli në kokë. Mendoj se është absolutisht e vërtetë”.

“Ai tha se nuk ka rëndësi ndaj cilës skuadër po luajmë, ne jemi gjithmonë Barcelona dhe kjo nuk ndryshon”.

“Kjo do të thotë se ne mund t’ia dalim. E kemi bërë një herë dhe mund ta bëjmë përsëri”, ka deklaruar Neymar për Canal Esporte Interativo.

Kujtojmë se PSG e fitoi me rezultat 4-0 ndeshjen e parë në Parc de Princes, kurse Barca fitoi me rezultat 6-1 në Camp Nou duke bërë përmbysjen më të madhe historike. /Telegrafi/