Neymar festoi deri në orët e para të mëngjesit në një diskotekë fitoren kundër PSG-së (Video)
09/03/2017
Barcelona ka bërë një rikthim të papritur në minutat e fundit duke eliminuar PSG-në pas humbjes prej 4-0 në takimin e parë.
Kataloansit kanë shënuar për pesë minuta tre gola dhe me rezultat 6-1 janë kualifikuar më tutje në Ligën e Kampionëve.
Një prej protagonistëve kryesor, Neymar ka publikuar një video në rrjetet sociale teksa shihet duke festuar në një regj diskotekave në Kataloni, transmeton Telegrafi.
Vlen të theksohet se braziliani ishte i shoqëruar edhe prej disa bashkëlojtarëve dhe kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ndryshe, Neymar ka shënuar dy gola e parafundit kundër skuadrës parisiene. /Telegrafi/


