Please enter at least 3 characters.

Neymar: Brazili do të fitojë edhe pa mua

2016/01/neymar-brazili-do-t-euml-fitoj-euml-edhe-pa-mua_hd.jpg

Sulmuesi i Barcelonës u nda nga bashkëlojtarët e tij, pasi është suspenduar për katër ndeshje dhe nuk do të mund të luajë në garë.

Por, edhe pse ai nuk do të luajë, kapiteni është i bindur se kombëtarja Selecao do ta fitojë trofeun.

"Lojtarët kanë treguar se mund të fitojë ndeshje dhe Copa America edhe pa mua”, ka deklaruar Neymar.

“Skuadra e Brazilit ka shumë lojtarë të mëdhenj. Unë jam plotësisht i bindur për këtë ekip dhe lojtarët që janë atje duke përfaqësuar vendin”, ka shtuar sulmuesi.