Neuer mahnitë në stërvitje, gol të tillë edhe sulmuesit më të mirë e kanë vështirë të shënojnë (Video)
06/09/2017
Manuel Neuer ka treguar gjatë viteve se është po aq i mirë në lojën me këmbë ashtu si me duar.
Ylli i Bayern Munich ka shënuar një gol fantastik në stërvitje.
31-vjeçari qetësisht me një goditje dinake mposhti portierin duke treguar se ka veti edhe të një sulmuesi me përvojë.
Gjermani është pjesë e klubit bavarez për shtatë sezoni. /Telegrafi/


