Please enter at least 3 characters.

Netanyahu hodhi poshtë kërkesën e amerikanëve për armëpushim të përkohshëm në Gaza

2023/11/1698405161-11785025-750x500-1.jpg
334:"epa10925729 Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu speaks during a meeting with U.S. President Joe Biden in Tel Aviv, Israel, 18 October 2023. President Biden pledged US support for Israel and said the overnight attack on a hospital in the Gaza strip 'appears' to have been caused 'by the other team'. EPA-EFE/MIRIAM ALSTER / POOL
7:"EPA-EFE

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se është kundër çdo lloj armëpushimi të përkohshëm në luftën kundër Hamasit që nuk përfshin lirimin e të gjithë pengjeve.

"Izraeli refuzon një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin lirimin e pengjeve tona. Izraeli nuk do të lejojë që karburantet të hyjnë në Gaza dhe kundërshton dërgimin e parave në Rripin e Gazës”, tha Netanyahu në një fjalim televiziv.

Me këtë, ai hodhi poshtë kërkesën e SHBA-së, të cilën ia kërkoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken me të arritur në Izrael – “një ndërprerje e përkohshme e armiqësive”.

Netanyahu shtoi se Izraeli nuk do të ndalet derisa të fitojë, raporton Times of Israel.

“Ne do të shkatërrojmë Hamasin, do të kthejmë pengjet dhe do të sigurojmë sigurinë e qytetarëve dhe fëmijëve tanë”, tha lideri izraelit.

Ai vlerësoi ushtarët izraelitë, duke thënë se ata "po vrisnin terroristët në Gaza ditë e natë", me bashkëpunimin e ngushtë të forcave tokësore dhe ajrore të ushtrisë izraelite (IDF).

Netanyahu paralajmëroi armiqtë e Izraelit në veri (Hezbollahun) që të mos e përshkallëzojnë konfliktin sepse do të ishte një "gabim i kushtueshëm". /Telegrafi/