Please enter at least 3 characters.

Nesër kënga e re e Era Istrefit (Video)

2016/01/Era-Istrefi-2-e1428613483482.jpg

Këngëtarja e re në skenën kosovare, Era Istrefi, ka paralajmëruar se nesër, e shtune, do të publikojë këngën e re që do të titullohet “Njo si ti”.

Pas suksesit me këngët “13” dhe “E dehun”, motra e vogël e këngëtares Nora Istrefi , do të publikojë këngën e re që është e pesta në karrierën e saj muzikore, transmeton Koha.net.

Përveç suksesit në muzikë, Era ishte pjesë e një reportazhi në revistën e famshme amerikane “VMagazine”.

Kjo revistë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, ia kushtoi tërë ballinën këngëtares kosovare, duke i dhënë asaj epitetin e më të veçantës në Kosovë.