Please enter at least 3 characters.

Nesër fillon faza e tretë e kampionatit, Shkëndija e nisë ndaj Arsimit

Pas një pauze të shkurtër, kampionati në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut rikthehet sërish në aksion. Këtë fundjavë nis faza e tretë e sezonit, e cila përfshin edhe 11 javët e fundit të kampionatit, periudhë në të cilën pritet të mësohet edhe emri i kampionit të ri, njofton Telegrafi.

Gara për titull pritet të jetë shumë interesante deri në fund. Kampionia në fuqi, Shkëndija, vazhdon të jetë në garë për të mbrojtur trofeun, ndërsa aktualisht mban një epërsi prej tre pikësh ndaj rivalit kryesor, Vardarit. Pikërisht këto dy skuadra pritet të kenë edhe një përballje direkte në javën e fundit të sezonit, një ndeshje që mund të vendosë fatin e titullit kampion.

Faza e tretë nis me ndeshjet e javës së 23-të, të cilat do të zhvillohen gjatë tre ditëve, nga e shtuna deri të hënën.

Programi i javës së 23-të:

E shtunë (14 mars)
Struga TL – Makedonija Gj.P (ora 12:00)
Vardari – Brera (14:30)

E diel (15 mars)
Tikveshi – Shkupi (ora 12:00)
Shkëndija – Arsimi (14:30)

E hënë (16 mars)
Sileksi – Pelisteri (ora 14:30)
Bashkimi – Rabotniçki (14:30)

Në këtë fazë vendimtare të kampionatit çdo pikë pritet të ketë peshë të madhe, pasi në 11 javët e fundit do të përcaktohet jo vetëm kampioni i ri, por edhe pozitat për garat evropiane dhe mbijetesën në elitë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore