Please enter at least 3 characters.

“Nëse Arsenali fiton këtë ndeshje, fiton titullin” - Carragher beson se Topçinjtë e kanë në dorë trofeun

Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Jamie Carragher, ka theksuar se Manchester City ende përballet me një provë të vështirë në garën për titull në Ligën Premier, pavarësisht barazimit dramatik 3-3 me Evertonin.

Sipas Carragher, Man City vazhdon të jetë pesë pikë mbrapa Arsenalit në krye dhe në kalendar i ka edhe një udhëtim të vështirë në fushën e Bournemouthit, skuadër që ai e cilësoi në formë shumë të mirë.

“Është një ndeshje e vështirë jashtë, ata (Bournemouth) janë në formë të shkëlqyer”, u shpreh Carragher.

Ai foli edhe për presionin dhe emocionet në anën e Arsenalit, që sipas tij mbetet në kontroll të garës me tri ndeshje të mbetura.

“Nga perspektiva e Arsenalit, sonte bëhet fjalë për ligën, por a mund ta imagjinoni stadiumin nesër (për gjysmëfinalen e kthimit në Ligën e Kampionëve)? Eksitimin për garën, energjinë e tifozëve që do të jenë në atë stadium. Të shkosh në një finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa titulli i kampionatit është në duart e tua me tri ndeshje deri në fund”, shtoi ai.

Në fund, Carragher dha një deklaratë të qartë për ndeshjen e radhës së Arsenalit, ku sipas tij nëse vjen fitorja, titulli është i fituar.

“Nëse Arsenali fiton ndaj West Hamit të dielën e ardhshme, e fiton ligën”, përfundoi ai. /Telegrafi/