Please enter at least 3 characters.

Nëntë të vdekur në një aksident midis një furgoni dhe një kamioni të madh në SHBA

2024/03/Screenshot_30-6.png

Nëntë persona kanë vdekur pasi një furgon është përplasur nga një kamion i madh në një kryqëzim në autostradën shtetërore të Winsconsin, SHBA.

Bëhet e ditur se përplasjes i ka mbijetuar vetëm një person, ndërsa të vdekur kanë mbetur shoferi i kamionit dhe tetë nga nëntë personat e tjerë në furgon, duke përfshirë edhe drejtuesin e tij.

Të pikëlluar nga kjo ngjarje tragjike janë shprehur edhe guvernatori Tony Evers dhe gruaja e tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet dhe të dashurit e të gjithë atyre që janë përfshirë në aksident, si dhe personat e parë që reaguan shpejt për të ofruar ndihmë në vendngjarje”, tha Evers.

Pasagjeri i mbijetuar është dërguar menjëherë në spital për trajtim, por gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë dëme të mëdha në të dy automjetet. /Telegrafi/