Please enter at least 3 characters.

Nëntë të plagosur nga të shtënat gjatë natës në qendër të Cincinnati, Ohio

2022/08/220807065448-02-cincinnati-shooting-0807-exlarge-169-e1659890382362.jpg

Të paktën nëntë persona u plagosën nga të shtënat në qendër të qytetit Cincinnati herët të dielën, ka thënë policia.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat ndodhën pak para orës 02:00 në lagjen Over-the-Rhine, tha në një konferencë shtypi ndihmës shefi i policisë Michael John i Departamentit të Policisë së Cincinnati.

Të shtënat erdhën drejt një turme të madhe, ka bërë të ditur John ndërkohë që të plagosurit u dërguan në një spital aty pranë me lëndime të lehta.

Një oficer policie i Cincinnati, i cili ishte në skenë në atë kohë, qëlloi mbi një të dyshuar, por është e paqartë nëse ai individ u godit, tha John. /Telegrafi/