Please enter at least 3 characters.

Nëntë lojtarët që mund të largohen nga Real Madridi

2019/04/1555313083_480916_1555316433_noticia_normal.jpg

Zinedine Zidane ka thënë se disa lojtarë do të largohen nga Real Madridi në këtë verë që po vije.

Tri herë radhazi kampionët e Evropës nën drejtimin e Zidanes do të tentojnë që ta ripërtërijë grupin.

Flitet për largime të rëndësishme të lojtarëve me emër nga klubi.

Raphael Varane, Toni Kroos, Marcelo e Gareth Bale, janë emrat që lakohen më shumë.

AS ka zbuluar se cilët janë nëntë lojtarët më të rrezikuar për largim.

Real Madridi mund të fitojë një shumë të madhe parash me shitjen e këtyre lojtarëve, që do të investoheshin në emra të rinj. /Telegrafi/Raphael Varane - mbrojtës- 25 vjeçVlera: 80 milionë euro

Toni Kroos – mesfushor - 29 vjeçVlera: 80 milionë euro

Jesús Vallejo – mbrojtës - 22 vjeçVlera: 10 milionë euro

Gareth Bale – sulmues - 29 vjeçVlera: 70 milionë euro

Marcelo - mbrojtës- 30 vjeçVlera: 35 milionë euro

Mariano Díaz - sulmues- 25 vjeçVlera: 20 milionë euro

James Rodríguez – mesfushor sulmues - 27 vjeçVlera: 80 milionë euro. I huzuar te Bayern Munich, që e kanë drejtën e blerjes për 42 milionë euro

Isco – mesfushor - 26 vjeçVlera: 60 milionë euro

Mateo Kovacic – mesfushor - 24 vjeçVlera: 35 milionë euro. Huazim te Chelsea