Please enter at least 3 characters.

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi ndërmjet odave ekonomike maqedonase dhe italiane

2016/03/Odat-ekonomike.jpg

Sot është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi ndërmjet Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) dhe Odës Ekonomike të Torinos (OET), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i këtij memorandumi është forcimi i bashkëpunimit biznesor ndërmjet Maqedonisë dhe Italisë, kurse delegacioni nga Torino është në një qëndrim disa ditorë në Maqedoni.

Bashkëpunimi i të dy odave filloi si iniciativë e kryetarëve të të dy odave pas takimit ndërmjet tyre në kuadër të Kongresit botëror të odave që u mbajt në Torino vitin e kaluar./Telegrafi/