Please enter at least 3 characters.

Nën kërcënimin e armës, grabitet një grua në shtëpinë e saj në Prishtinë

2023/11/grabitje.jpg

Një grabitje e armatosur ka ndodhur ditën e enjte në Prishtinë.

Siç njofton policia, persona të panjohur nën kërcënimin e armës kanë grabitur një shumë parash në shtëpinë e një gruaje.

"Ankuesja femër shtetase e huaj ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, kanë hyrë disa persona të panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur një shumë parash në vlerë të konsiderueshme dhe janë larguar në drejtim të panjohur", bëhet e ditur në njoftim.

Rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/