Please enter at least 3 characters.

Në zjarrin në Strumicë është djegur një veturë e konfiskuar me aktvendim gjyqësor

2019/08/pozhar-strumica-2-228232.jpg

Prokurori publik në detyrë nga Prokuroria Themelore Publike në Strumicë bëri inspektim në garazhin e Gjykatës Themelore në Strumicë, ku shpërtheu një zjarr këtë pasdite.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet zyrtar i gjykatës është djegur, si dhe mjete të sekuestruara me aktvendim të formës së prerë disa vite më parë.

Për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, është dhënë një urdhër për mbledhjen e gjurmëve në vend, si dhe për shikimin nga kamerat e sigurisë së objektit./Telegrafi/