Please enter at least 3 characters.

Në valën e angazhimeve të shumta në muzikë dhe aktrim, Rita Ora kujton me një fotografi nudo periudhën e pushimeve

2019/11/rrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr-scaled.jpg
203:"PARIS, FRANCE - OCTOBER 01: Rita Ora attends the Miu Miu Womenswear Spring/Summer 2020 show as part of Paris Fashion Week on October 01, 2019 in Paris, France. (Photo by Pascal Le Segretain/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, është shumë e angazhuar së fundmi me xhirimet e filmit të ri "Twist".

Ajo luan një nga rolet kryesore të këtij filmi me rëndësi dhe pritshmëri të lartë, i cili vjen si një ripërpunim i romanit të famshëm "Oliver Twist", të autorit shumë të njohur Charles Dickens.

Rita ndërkohë përveç përvetësimit të karrierës në aktrim, anash nuk e lë as muzikën, teksa vetëm pak ditë më parë ishte e pranishme në eventin e "Hits Radio", ku u me një veshje tejet e veçantë, e mbuluar me maskë.

Me gjithë këto angazhime, Rita duket se mezi po gjen kohë për pushime, ndaj si rrjedhojë e ndjen nostalgjinë e kohës së pushimeve.

Këtë e bëri të ditur edhe përmes një fotografie të publikuar së fundmi në InstaStory, ku shfaqej duke pozuar nudo pranë plazhit - fotografi kjo e realizuar në pushimet e një viti më parë.

Foto: Rita Ora/InstaStory

"Më kthe prapa në kohë", ka shkruar Ora në mbishkrimin e kësaj fotografie, ku pa komplekse ka shfaqur hiret e saj trupore.

Rita gjithashtu ka premtuar për fansat së shpejti do të sjellë për fansat edhe një projekt të ri muzikor, gjersa aktualisht kënga e saj e fundit mbetet "New Look", që ajo e solli gjatë sezonit veror. /Telegrafi/