Please enter at least 3 characters.

Në Shtip do të dënohen qytetarët, edhe pse kanë paguar tatimet

2016/03/Kartmonedha-denar.jpg

Rreth 300 qytetarë të Shtipit do të duhet të paguajnë dënim prej 100 euro për secilin, për shkak se kanë paguar taksa, por nuk kanë raportuar se e kanë bërë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për shkak të mosinformimit, nuk e kanë dorëzuar kthimin e taksave, me të cilën raportohet se e kanë paguar tatimin e të ardhurave të realizuara. Kryesisht bëhet fjalë për persona që japin banesa me qera.

Nga DAP-i thonë se tashmë 10 vjet kanë zbatuar kampanja informimi dhe se nuk do të ketë tolerancë. Sipas ligjit, i obliguari është i detyruar të dorëzojë kthimin e tatimit, në afat perj 15 ditësh nga dita e realizimit të të ardhurave./Telegrafi/