Please enter at least 3 characters.

Në Shqipëri ka me mijëra laboratorë mjekësorë, vetëm 93 janë të licencuar

2023/04/NYPICHPDPICT000006996961.jpg
510:"Los Angeles, CA - December 02: Los Angeles County Department of Public Health Nurse Eliane McGhee prepares COVID-19 booster shot during the Los Angeles Comic Con at the Los Angeles Convention Center Friday, Dec 2, 2022. The Los Angeles County Department of Public Health partnered with Los Angeles Comic Con to provide ticketed guests and staff with free vaccinations of both the updated COVID-19 booster and influenza vaccine. (Photo by Hans Gutknecht/MediaNews Group/Los Angeles Daily News via Getty Images)
32:"MediaNews Group via Getty Images

Pandemia me COVID-19 shtoi frikshëm laboratorët për kryerjen e analizave mjekësore, aq sa në rrugët e Tiranës ka më shumë laboratorë se byrektore.

Sipas Urdhrit të mjekëve në Shqipëri janë të licencuar vetëm 93 mjekë laboratori kliniko-biokimike, ndërkohë që numri i laboratorëve të regjistruar në QKR është shumëfish.

Shpesh qytetarët i bëjnë analizat në dy a tre laboratorë për të konfirmuar rezultatet dhe nuk janë të pakta rastet kur janë përballur me rezultate të gabuara.

Kryetarja e bordit të akreditmit të laboratorëve pranë DPA  thotë se shumica e këtyre laboratorëve dorëzojnë dosje me emra mjekësh fiktivë.

“Në dosje kanë vetëm emrin e një mjeku që ka licencë, por që ai nuk shkon kurrë në atë laborator. Nuk ka se si të kontrollojë një mjek që ka emrin në 30 laboratorë”.

Laboratorët mjekësorë nuk i kontrollon askush. Inspektorati Shëndetësor duhet të ndërhyjë menjëherë për të kontrolluar morinë e laboratorëve, që në fakt nuk kanë kushte për të kryer analiza dhe jo më të diskutohet për saktësi në rezultate. /Tch/Telegrafi/