Please enter at least 3 characters.

Në Shqipëri arrestohet një shqiptar i kërkuar nga Maqedonia

2016/08/1-163.jpg

Policia shqiptare ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë me kërkesë të Republikës së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se kanë ekzekutuar urdhrin e “Arrestit Ndërkombëtar”, të lëshuar nga Prokuroria e Maqedonisë, për shtetasin I.A. 46 vjeçar, banor i Gostivarit të Maqedonisë, për veprën penale “Pjesëmarrje në ushtri, polici, formacione paramilitare të huaja”, e paraparë me nenin 322 të Kodit Penal të Maqedonisë.

Materialet i janë kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për kryerjen e procedurave ligjore për ekstradimin e tij, njoftojnë burimet policore të shtetit Shqiptar./Telegrafi/