Në Shkup protestuan të shkyçurit nga Ngrohtorja e qytetit (Video)
03/12/2016
Të shkyçurit nga Ngrohtroja e qytetit të Shkupit kanë protestuar përsëri sot para Komisionit Rregullator, duke i prezantuar edhe një herë, siç thonë, trysnitë nga inspektorët dhe gjykatat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata kërkojnë që kompania BEG të mos u dërgojë faktura për personat e shkyçur, të ndërpriten proceset gjyqësore ndaj tyre dhe të ndërpriten procedurat e përmbarimit.


