Në sheshin e Mitrovicës vendosen fletushka për protestë kundër shtetësisë për shtetasit e Serbisë
03/08/2026
Në sheshin e Mitrovicës është vendosur një ftesë për protestë, përmes së cilës kundërshtohet dhënia e shtetësisë së Kosovës për shtetasit e Serbisë.
Në ftesën e vendosur në hapësirën publike thuhet se protesta lidhet me shtetasit e Serbisë që kanë aplikuar për dhe kanë marrë shtetësinë kosovare.
Po ashtu, në ftesë bëhet thirrje që të kërkohet edhe shfuqizimi i ligjit dhe nenit përkatës që lidhet me dhënien e shtetësisë.
Nuk dihet ende se kush e ka vendosur ftesën dhe kush qëndron prapa organizimit të protestës. /Telegrafi/


