Në Repartin Internistik të Spitalit të Mitrovicës u trajtuan 901 pacientë gjatë vitit 2025
Në Repartin e Mjekësisë Interne të Spitalit të Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, gjatë vitit 2025 kanë marrë trajtim mjekësor gjithsej 901 pacientë të shtrirë.
Sipas njoftimit të spitalit, në këtë repart trajtohen sëmundjet kardiologjike, gastroenterologjike, reumatologjike dhe endokrinologjike.
Shërbimet janë ofruar nga një ekip i përbërë nga mjekë specialistë të Kardiologjisë, internistë dhe specialistë të profileve të ndryshme internistike.
Përveç pacientëve të shtrirë, një numër i konsiderueshëm shërbimesh janë ofruar edhe në kuadër të ambulancave specialistike, ku gjatë vitit 2025 janë trajtuar 10 mijë e 530 pacientë.
Nga Spitali i Përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” bëhet e ditur se Reparti Internistik funksionon 24 orë në ditë, pa ndërprerje, duke ofruar shërbime për të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim mjekësor. /Telegrafi/


