Please enter at least 3 characters.

Në pritje të projektit të madh veror nga Capital T dhe Dhurata Dora

2016/01/Capital8.jpg

Reperi i disa hiteve, Capital T, është në përgatitje të një dueti me këngëtaren që ka bërë emër në skenë kohëve të fundit, Dhurata Dora.

Bëhet e ditur se së shpejti do të vijë bashkëpunimi i dy këngëtarëve.

Mësohet se Dhurata pas disa këngëve të shndërruara në hite ka bërë zgjedhjen e duhur me një prej emrave ‘in’ të momentit në tregun muzikor.

Njëherësh, kujtojmë që ka kaluar një kohë e gjatë që Capital T nuk ka realizuar ndonjë bashkëpunim me ndonjë këngëtare.

Një duet i tillë padyshim se pritet të jetë një nga sukseset e kësaj vere, prandaj shpresojmë që realizimi të ndodhë në një të ardhme të afërt. /Telegrafi/