Në Ohër organizohet tryezë e rumbullakët për çështje punësimi
15/02/2017
Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika ''Finance Think'' nga Shkupi organizon në Ohër tryzë të rumbullakët për çështje të punësimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Motoja e tryezës është ''Secili mundet dhe ka të drejtë të jetë i punësuar''. Do të diskutohen problemet dhe mundësitë për punësim të grave të Ohrit, qyteti që është lartë në listë për nga numri i emigrimit./Telegrafi/


