Please enter at least 3 characters.

Në mungesë të tyre, studentët dhe stafi i UBT-së kanë filluar qepjen e maskave mbrojtëse

2020/04/91812173_1144444252557381_4674916183361716224_n.jpg

Studentët së bashku me stafin akademik të Fakultetit Dizajn i Integruar, në mungesë të tyre kanë filluar të qepin maska mbrojtëse për fytyrë dhe pajisje tjera mbrojtëse, që do të sherbejnë në kohën e pandemisë COVID-19.

"Mbi 500 maska sa do të qepen fillimisht, ato do të përdoren për nevoja të institucioneve shëndetësore, njëherësh një sasi e tyre do të dërgohet edhe për shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë,  si dhe do të shpërndahen për nevoja të institucioneve tjera në Kosovë.

Përhapja e shpejtë e virusit COVID-19 ka çuar në një zhvillim global të shitjeve të maskave të fytyrës, me çmime të larta në faqet e tregtisë në internet, mirëpo UBT do t’i dhurojë ato falas për institucionet që kanë nevojë", thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/