Please enter at least 3 characters.

Në moshën 58 vjeçare shpërblehet me çmim, Pamela Anderson shkëlqen me dukjen në Festivalin Amerikan të Filmit në Deauville

Pamela Anderson u shfaq mahnitëse të premten në Festivalin Amerikan të Filmit në Deauville të Francës.

Aktorja 58-vjeçare tërhoqi gjithë vëmendjen me një fustan të zi pa rripa, me prerje “fishtail”, që nxirrte në pah figurën e saj të mrekullueshme.

Ajo mbante me vete një çantë të vogël elegante ngjyrë të zezë dhe kishte zgjedhur vathë të gjatë argjendi si aksesorë, shkruan DailyMail.

Duke vijuar stilin e saj më natyral, Pamela kishte theksuar bukurinë e saj me grim minimal.

Aktorja ishte e pranishme në hapjen e festivalit për të marrë çmimin “Deauville 2025 Talent Award”.

Gjatë fjalës së saj të pranimit, ajo iu drejtua thashethemeve mbi lidhjen e saj me aktorin e filmit "The Naked Gun", Liam Neeson, pas raportimeve se romanca e tyre ishte vetëm një “lojëmarketingu”.

“Unë nuk kam qenë dhe as nuk do të jem pjesë e ndonjë loje marketingu. Kjo do të ishte një dënim me vdekje për mua. Unë jam e shtyrë nga autenticiteti”, tha Pamela para publikut.

Ajo shtoi: “Jam supersticioze kur bëhet fjalë për dashurinë dhe nuk ndihem rehat të ndaj asnjë pjesë të jetës sime romantike. E di që do të dashurohem sërish e sërish në ekran – ky është profesioni im. Nëse e bëjmë mirë, ju do ta ndieni, dhe kjo është komplimenti më i madh. Ju lutem, mendoni pozitivisht dhe faleminderit për urimet tuaja. Nuk ka lojëra. Jam e sinqertë. Mos e ngatërroni mirësinë time me dobësi, as guximin tim me hidhërim”.

Pamela theksoi gjithashtu: “Jam këtu për të zbuluar se çfarë jam në të vërtetë përmes punës së palodhur, për të lënë një trashëgimi të ndershme që familja ime të ndihet krenare. Nuk jam thjesht një statistikë, jam një artiste, një kërkuese e vazhdueshme”.

Në mbrëmje morën pjesë edhe personalitete si Laurie Cholewa, Agathe Riedinger, Lou Lampros dhe Suzy Bemba.

Pamela dhe Liam ndezën thashetheme muaj më parë, kur u panë tepër të afërt në tapetin e kuq gjatë promovimit të filmit të tyre të ri, i cili doli në kinema më 1 gusht.

Në atë kohë, një burim për DailyMail pohoi se dyshja “kanë qenë në lidhje prej një kohe”.

Pamela, e njohur si ikonë e Playboy, nuk fshehu adhurimin për aktorin irlandez: “Nuk mund të mos biesh në dashuri me të”, kishte thënë ajo.

Nga ana tjetër, Liam, pothuajse një vit më parë gjatë xhirimeve të The Naked Gun, kishte pranuar publikisht: “Jam marrëzisht i dashuruar me të. Është fantastike të punosh me të. Nuk mund ta komplimentoj sa duhet”.

Sipas një burimi të afërt, lidhja e tyre është e sinqertë: “Asnjëri prej tyre nuk do të merrte pjesë në një stunt publicitar. Ata kalojnë kohë të bukur bashkë dhe nuk kanë nevojë për famë shtesë. Marrëdhënia e tyre nuk është një shfaqje, por një lidhje reale”.

Pohimi se Pamela dhe Liam “nuk kanë dalë kurrë vetëm” u quajt “qesharak” nga burimi i brendshëm, që më pas u konfirmua nga revista People. /Telegrafi/