Please enter at least 3 characters.

Në moshën 45 vjeçare, Soni Malaj mahnit me linjat e trupit ndërsa i ekspozon ato gjatë një vallëzimi sensual në Ferma VIP 3

Foto: Ferma VIP

Këngëtarja Soni Malaj vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar që prej momentit kur u bë pjesë e “Ferma VIP”, duke marrë vëmendje jo vetëm me energjinë e saj, por edhe me paraqitjen fizike.

Edhe pse 45-vjeçare, Soni po dëshmon se është në super formë, me një trup të tonifikuar dhe linja që nuk kalojnë pa u vënë re. Së fundmi, gjatë një sfide të zhvilluar në fermë, ajo është shfaqur me bikini, duke realizuar lëvizje plot ritëm dhe duke vallëzuar në mënyrë provokuese, çka u komentua gjerësisht nga ndjekësit e formatit.

Në pamjet e publikuara, këngëtarja shihet me një bikini ngjyrë të kuqe/fuchsia, të kombinuar me një pareo satin në të njëjtën nuancë, që i jepte gjithë paraqitjes një stil veror dhe mjaft “glam”. Aksesorët në tonalitete rozë dhe syzet e diellit e plotësuan look-un, ndërsa vetëbesimi i saj në pozat dhe lëvizjet gjatë sfidës ishte po aq i dukshëm sa edhe forma fizike.

@fermavip.vizionplus Grupi i vajzave/ Më zjarr se kurrë gjatë sfidës
♬ original sound - fermavip.al

Trupi i saj i stërvitur dhe barku i tonifikuar nuk i shpëtoi vëmendjes së publikut, me shumë komentues që e vlerësuan për mënyrën si e mban veten dhe për faktin se, me këtë paraqitje, “lë në hije” jo pak emra të njohur të skenës shqiptare.

Soni Malaj, e cila prej vitesh është një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, duket se po e shijon maksimalisht eksperiencën në “Ferma VIP”, ndërsa çdo paraqitje e saj vazhdon të bëhet lajm dhe të diskutohet gjerësisht në rrjet. /Telegrafi/