Please enter at least 3 characters.

Në moshë 88-vjeçare, Clint Eastwood i kthehet aktrimit

2018/06/ClintEastwood.jpg
233:"CANNES, FRANCE - MAY 21: Actor Clint Eastwood attends "The Clint Eastwood Cinema Lesson" during the 70th annual Cannes Film Festival at Palais des Festivals on May 21, 2017 in Cannes, France. (Photo by Neilson Barnard/Getty Images)
12:"Getty Images

Clint Eastwood i është kthyer aktrimit pas një pauze gjashtëvjeçare nga shfaqja para kamerës.

Filmbërësi legjendar është duke xhiruar projektin e ri, "The Mule", ndërsa këto ditë është fotografuar gjatë xhirimeve në Augusta të Georgias.

(Foto: MGJR/Backgrid)

88-vjeçari, i cili është njëherësh edhe regjisori i filmit, luan rolin e Earl Stone, i cili në moshë të shtyrë pa e ditur përfshihet në botën e trafikimit të drogës.

Nga ai kërkohet që vetëm ta vozisë dikë me automjet, ndërsa në realitet protagonisti përfshihet në transportimin e drogës për një kartel meksikan.

Eastwood është fotografuar duke mbajtur një lule, duke qëndruar ulur dhe duke vozitur një automjet. Të gjitha këto pjesë e skenave filmike të filmit të ri.

(Foto: MGJR/Backgrid)

Për shkak të moshës së tij, i gjithë ekipi ka punuar më shkurt duke bërë xhirime vetëm gjashtë orë në ditë (teksa normalisht xhirimet bëhen për 12 orë).

Bradley Cooper, Laurence Fishburne e Dianne Wiest, janë disa prej aktorëve të tjerë që luajnë në filmin "The Mule".

Ky është roli i parë filmik i Clintit që nga filmi "Trouble With The Curve" (2012), megjithëse ai ka bërë një paraqitje të shkurtër në projektin e vitit "American Sniper" (2014), të cilit ia ka bërë regjinë. /Telegrafi/

(Foto: MGJR/Backgrid)