Please enter at least 3 characters.

Në mesnatë përfundon afati për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit, nesër fillon numërimi

2021/07/pakot-me-fletevotime-nga-diaspora-Qendra-Transitore-Postare-per-ne-KQZ-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg

Të hënën në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Ai ka njoftuar po ashtu se deri në ora 14:00 kanë pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime, të cilat do të numërohen të martën.

“Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, tha Elezi. /Telegrafi/