Please enter at least 3 characters.

Në Kroaci kryeministri Kurti pritet me nderime të larta nga homologu Plenkoviq

2024/12/Kurti-kroaci1-750x481-1.jpg

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka pritur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti me nderime të larta shtetërore.

Të dy kryeministrat kanë zhvilluar një takim të përbashkët, teksa pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve sociale, për njohje të ndërsjellë të patentë shoferëve, për bashkëpunim në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, teknike dhe teknologjike, dhe bashkëpunim në fushën e mjekësisë ligjore.

Pas Kroacisë, kryeministri Kurti udhëton për në Slloveni./kp/