Në konfrontimin me Dumfries, Tonali krahasohet me Gattuson
07/02/2022
Një video që shfaq Sandro Tonalin duke u konfrontuar me Denzel Dumfries gjatë Derby della Madonnina është bërë virale në rrjetet sociale.
Kjo për faktin se mesfushori i ri italian në debatin me futbollistin e Interit, është krahasuar me legjendën e Milanit, Gennaro Gattuso.
Megjithëse shumëkush e konsideronte Tonalin si “Andrea Pirlo i ardhshëm”, 21-vjeçari shpesh ka thënë se e ka konsideruar Gattuson si model për ta ndjekur dhe në shpinë ka pikërisht numrin 8.
Futbollisti i ri italian ka më shumë cilësi kreative sesa ish-mesfushori i Milanit, mirëpo temperamenti i tij duket të jetë i përafërt me të.
Këtë e dëshmon në veçanti videoja e mëposhtme, në të cilën ai e mbronte bashkëlojtarin e tij, Theo Hernandez. /Telegrafi/


