Please enter at least 3 characters.

NE KODRËN E XHVESHUR

Heinrich Heine (1797–1856)

(Vizatuar në 1828 nga Hans Kugler)

Poezi nga: Heinrich Heine
Përktheu: Sinan Vaka

Në veri përmbi kodrën e xhveshur
Lartohet një bredh i vetmuar
Ëndërron krejt i bardhë e i dehur
Mjegulluar me borë përqafuar.
Ëndërron për një palmë ëndërron,
Deri larg te oazet në lindje,
Vetmitar duron borën duron
Tej në gerxh me mall e me bindje.