Please enter at least 3 characters.

Në Kodrën e Diellit shtresa e borës është 59 centimetra

2017/01/Kodra-e-Diellit.jpg
Kthehen reshjet e borës në Kodrën e Diellit

Sot në mëngjes temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kodër të Diellit me -3 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 9 gradë është matur në Gjevgjeli, njofton DPHM.

Në Kodër të Diellit shtresa e borës ka arritur 59 centimetra.

"Në qytetet e tjera janë matur temperatura në Mavrovë -2, Manastir dhe Pretror -1, Tetovë, Prilep, Ohër dhe Krushevë - 0, Berovë 2", thonë nga DPHM.