Please enter at least 3 characters.

Në internet ka 'rrjedhur' ajo që besohet të jetë lista e renditjes finale për Topin e Artë që e tregon edhe fituesin

2019/12/TopiArteLeo.jpg
264:"BARCELONA, SPAIN - JANUARY 17: Lionel Messi of FC Barcelona holds up the FIFA Ballon d'Or trophy prior to the La Liga match between FC Barcelona and Athletic Club de Bilbao at Camp Nou on January 17, 2016 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Sonte (e hënë) zhvillohet ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimit prestigjioz individual, Topi i Artë. Natyrisht se futbolldashësit dhe tifozët e lojtarëve të caktuar tash e një kohë kanë nisur të parashikojnë se kush mund të jetë apo kush e meriton ta fitojë trofeun për vitin 2019.

Në listën e plotë prej 30 konkurrentëve ndodhen "të përhershmit", Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, mirëpo thuhet se argjentinasi është favoriti kryesor për ta fituar çmimin e madh.

Konkurrenti kryesor i superyllit të Barcelonës është qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, i cili në rast se e fiton, do të bëhej mbrojtësi i parë që nga Fabio Cannavaro (2006) që e rrëmben Topin e Artë.

Mirëpo, në internet tashmë ka "rrjedhur" një listë me emra dhe me pikë që besohet të jetë renditja finale e konkurrentëve për çmimin prestigjioz.

Sipas asaj liste, fitues i Topit të Artë për vitin 2019 është Lionel Messi (446 pikë), i ndjekur nga van Dijk (382), Mohamed Salah (179) e Cristiano Ronaldo (133). /Telegrafi/

(Foto: Twitter/Barca Universal)