Në goditjen e tij të tretë, Willian ndëshkon Barcelonën
324:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 20: Jordi Alba of Barcelona headers the ball clear from the pressure of Willian of Chelsea during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Chelsea FC and FC Barcelona at Stamford Bridge on February 20, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images,)
15:"Shaun Botterill
20/02/2018
Chelsea ka kaluar në epërsi kundër Barcelonës në ndeshjen që po zhvillohet në Stamford Bridge.
Willian pranoi një top nga Eden Hazard dhe goditi nga jashtë zonës duke e dërguar topin në rrjetë (62').
Braziliani 29 vjeçar i pati dy goditje të tjera fantastike, mirëpo shtylla ia mohoi golin.
https://www.dailymotion.com/video/x6f26p9
Katalunasit e dominuan lojën në gjysmën e parë të takimit, mirëpo rastet më të rrezikshme i patën nikoqirët.
Antonio Conte ka zgjedhur të bëjë lojë defensive duke pritur që të ndëshkojë me kundërsulme.
Kjo është ndeshja e parë e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Camp Nou. /Telegrafi/


